Nikolloski: Nëse bëhet ndonjë hap drejt Bullgarisë, duhet të jetë i vlefshëm me përfundimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në

Maqedonia

Nikolloski: Nëse bëhet ndonjë hap drejt Bullgarisë, duhet të jetë i vlefshëm me përfundimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 07:14
Aleksandar Nikolloski

“Për Bullgarinë kemi thënë se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktimin bullgar. Ne e kemi thënë qartë në programin tonë se cilat janë qëndrimet tona. Qëndrimet tona janë që Bullgaria të përmbushë detyrimet e saj ndaj Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe të zbatojë vendimet dhe qëndrimet tona janë se duhet të kemi garanci se nuk do të ketë më veto”, tha nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski.

Sipas Nikollovskit, garancia më e mirë se nuk do të ketë veto në të ardhmen është që nëse bëhet ndonjë hap drejt Bullgarisë, ai të jetë i vlefshëm me përfundimin e negociatave, dhe të mos lidhet me fillimin e negociatave.

Nikolloski në “Kanal5″ foli edhe për kornizën e negociatave me BE-në.

“Për kuadrin e negociatave është thënë se askush nga ne nuk kërkon ndryshim të kuadrit të negociatave, ajo që kërkojmë është së pari, që Bullgaria të respektojë detyrimet e saj dhe së dyti, që ne nuk do të bëjmë ndryshime kushtetuese nën diktimin bullgar”, thotë Nikolloski.

Nikolloski tha se nëse BE-ja dëshiron që Maqedonia të fillojë negociatat, e njëjta gjë mund të realizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat