Fronti Europian: Qeveria heq Balancuesin, Vlen hesht

Maqedonia

Fronti Europian: Qeveria heq Balancuesin, Vlen hesht

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Paralajmërimi i fundit i mandatarit Hristijan Mickoski për heqjen e mekanizmit të Balanserit, është goditje e drejtpërdrejtë ndaj Marrëveshjes së Ohrit, si një nga shtyllat kryesore për stabilitetin e shtetit dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend, thuhet në reagimin e Frontit Europian.

“Ky hap është vetëm vazhdimësi e asaj që filloi me mosrespektimin e frymës së MO-së, duke mos respektuar vullnetin e shumicës shqiptare të shprehur në zgjedhjet e 8 Majit, për çka paralajmëruam me kohë se ishte qëllimi kryesor dhe i vetëm.

Ky skenar fatkeqësisht po ndihmohet edhe nga disa shqiptarë të cilët humbën zgjedhjet dhe nga etja për pushtet u bënë servil të OBRM-PDUKM-së.

Fronti Europian ashtu si në rastin e parë edhe për këtë hap të rrezikshëm për të ardhmen e vendit, do të paralajmërojë të gjitha qendrat ndërkombëtare dhe në veçanti, garantuesit e Marrëveshjes së Ohrit, SHBA-të dhe Bashkimin Europian”, thonë nga Fronti Europian.

Kujtojmë, shtojnë nga atje, të gjitha subjektet në fjalë se çdo cënim i mekanizmave të Marrëveshjes së Ohrit, do të hapë tema dhe mekanizma të tjerë që sigurojnë barazinë mes qytetarëve dhe bashkësive etnike në vend./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat