Mitsotakis: Shkupi duhet ta kuptojë se nuk mund të luajë me Athinën për çështjen e emrit

Maqedonia

Mitsotakis: Shkupi duhet ta kuptojë se nuk mund të luajë me Athinën për çështjen e emrit

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 12:17
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka folur sërish për marrëdhëniet Greqi – Maqedoni e Veriut. Ai i kërkoi mandatarit dhe kryeministrit të ardhshëm Hristijan Mickoski, që ta respektojë Marrëveshjen e Prespës.

“Ju më pyesni se çfarë po ndodh, unë ju them se nuk mund të vazhdojmë kështu. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, nëse insiston në këtë retorikë që nga momenti i marrjes së detyrës, do ta gjejë veten në një pozitë shumë të pakëndshme kur të takohemi në Samitin e NATO-s”, tha kryeministri grek.

Mitsotakis shpjegoi se Marrëveshja e Prespës mundëson emër të vetëm për përdorim të përgjithshëm, jo ​ formulë të dyfishtë dhe përsëriti edhe një herë se mosmarrëveshja mund të krijojë probleme në marrëdhëniet me Greqinë, me NATO-n dhe BE-në.

“Sigurisht që do ta ngre dhe mendoj se do të kem shumë aleatë në këtë përpjekje. Shkupi duhet të kuptojë se nuk mund të luajë me Athinën për një çështje të tillë, sepse nëse vendi do të përpiqej për një emër të dyfishtë, çështja do të ishte mbyllur shumë vite më parë. Shkupi ka hyrë në NATO pikërisht përmes Marrëveshjes, e cila ka problemet e veta, por ka dhënë një emër për të gjithë dhe nëse kjo sfidohet, le ta dijë Maqedoninë e Veriut se do të ketë probleme të mëdha, jo vetëm në marrëdhëniet e saj bilaterale me Greqinë, por edhe në marrëdhëniet e saj si në NATO ashtu edhe me Bashkimin Evropian, në të cilin ka ambicie të bëhet anëtare në një moment”, tha Mitsotakis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat