ASH: Elfete Ismaili dhe Flakron Bexheti kandidatë për zv.ministra

Maqedonia

ASH: Elfete Ismaili dhe Flakron Bexheti kandidatë për zv.ministra

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit njofton se kryesia e partisë dje më 19 qershor 2024, ka mbajtur mbledhje në të cilën u diskutua për përzgjedhjen e kuadrove për qeverisjen ardhshme dhe se kanë vendosur me unanimitet kandidatët për zv.ministra në Qeverinë e re.

“Kryesia e Aleancës për Shqiptarët vendosi që Elfete Ismaili të jetë kandidate për zv.ministre e Mbrojtjes, ndërsa Flakron Bexheti kandidat për zv.ministre e Bujqësisë”.

“Gjatë diskutimit u theksua se të përzgjedhurit e Aleancës për Shqiptarët në qeverinë e ardhshme në kuadër të VLEN do të reflektojnë ndryshimin e shumëpritur, do të jenë në më krye të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtje të interesave të tyre”.

“Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, rruga evropiane e vendit dhe rritja ekonomike dhe mirëqenia e qytetarëve janë shtyllat bazë të qeverisjes së ardhshme”, thonë nga ASH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat