Angelov: Aeroplanët zjarrfikës ose janë të dëmtuar ose nuk ka pilotë për t’i fluturuar

Maqedonia

Angelov: Aeroplanët zjarrfikës ose janë të dëmtuar ose nuk ka pilotë për t’i fluturuar

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 21:06
Stojançe Angelov

Në prag të sezonit të ri të zjarreve, Maqedonia përballet me sfida në menaxhimin e emergjencave të zjarrit, pasi flota e avionëve zjarrfikës është ose e dëmtuar ose mungojnë pilotët për t’i drejtuar.

Njësitë territoriale të mbrojtjes nga zjarri janë po ashtu të pakënaqura me mjetet e tyre, të cilat në shumë raste janë të vjetruara dhe jo të përshtatshme për nevojat aktuale.

Si rrjedhojë, kapacitetet e tyre për të reaguar ndaj situatave emergjente janë të kufizuara.

Drejtori i QMK, Stojançe Angelov, ka shprehur shpresën se qeveria e re do të marrë masa për të adresuar këto probleme. Veçanërisht, Angelov ka vënë theksin në nevojën për zgjidhjen e problemit të llogarisë së bllokuar të NP “Pyjet Kombëtare”, e cila luan një rol thelbësor në luftën kundër zjarreve. Qeveria e re pritet të ndërmarrë hapa konkretë për të zgjidhur këto sfida, të cilat janë kritike për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve dhe mjedisit në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat