Shpërthen zjarr afër një lokaliteti arkeologjik në Vallandovë

Maqedonia

Shpërthen zjarr afër një lokaliteti arkeologjik në Vallandovë

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 16:28

Ka shpërthyer zjarr afër lokalitet arkeologjik “Isar” mbi fshatin Marvinci të Komunës së Vallandovës.

Ekziston mundësia që zjarri të përhapet edhe në fshat, ndërsa afër zjarri ka edhe ferma.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se zjarri ka përfshirë barin e thatë, ndërsa në terren janë tre automjete zjarrfikëse dhe tetë zjarrfikës, ndërsa për ndihmë janë thirrur edhe zjarrfikësit e Gjevgjelisë.

Sipas njoftimeve të kryetari të Komunës së Vallandovës, Pero Kostadinov, zjarri po përhapet, ndërsa zjarrfikësit po bëjnë çmos që zjarri të mos e lejojnë të përhapet në fshatin Marvinci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat