Mickoski: Një nga masat e para do të jetë ulja e tatimit në fitim, do t’i kthejmë të rinjtë në vend

Maqedonia

Mickoski: Një nga masat e para do të jetë ulja e tatimit në fitim, do t’i kthejmë të rinjtë në vend

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 16:19
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot në Tetovë ka folur për hapat e parë që do t’i ndërmerr qeveria e re që do të udhëhiqet nga ai.

Mickoski tha se luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë primar për ta, duke shtuar se do ta mbrojnë çdo investitor.

“Jam plotësisht i vetëdijshëm për sfidat që mbeten dhe reformat që duhet të ndërmerren. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit do të jenë prioriteti ynë dhe çdo investitor duhet të jetë 100% i sigurt se shteti garanton mbrojtjen nga presionet dhe përpjekjet imorale dhe korruptive.

Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, ashtu si askush nuk duhet të mendojë të heqë të ardhmen dhe gjërat që krijojnë të ardhmen. Qeveria e re do të jetë partner i biznesmenëve”, tha sot nga Tetova Hristijan Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat