Maqedonia e Veriut në vendin e 58-të sipas Indeksit të Hendekut Gjinor

Maqedonia

Maqedonia e Veriut në vendin e 58-të sipas Indeksit të Hendekut Gjinor

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 58 në botë sipas Indeksit të Hendekut Gjinor të vitit 2024, publikuar nga Forumi Ekonomik Global.

Para shtetit tonë renditen Shqipëria në vendin e 23, Serbia në vendin e 26. Ndërsa pas Maqedonisë së Veriut qëndron Bullgaria në vendin e 60 dhe Kroacia në vendin e 61.

Sipas qytetarëve që hendeku gjinor të ulet duhet që të gjithë të jenë të barabartë në çdo fushë, në veçanti kur behët fjalë për arsimim, punësimin dhe pozitën e gruas në shoqëri.

“Të kemi më shumë mundësi punësimi të grave më lartë e jo vetëm punëtore në punë të klasit normal e pse jo të tregojmë se çdokush sa i ka aftësitë e veta, t’i shfaqim para botës dhe të arrijmë edhe më shumë më mirë e pse jo që edhe një arritje më e madhe të jetë nga një grua”, tha një qytetare.

“Reforma në arsim, ndonjë mundësi e re shkollimi, të flitet më shumë për arsimim, menaxhim më i mirë apo ndoshta financim, ofrim i kurseve që të kenë shpresë për të ardhmen”, u shpreh një qytetare.

“Duhet të ndryshohet populli dhe politikanët, ata mendojnë vetëm për vete dhe jo për popullin, as për arsimim e sheh gjithçka vodhën e dërguan në shtëpi”, theksoi një qytetare.

Krahasuar me një vit më parë vendi ka ngritje për 15 pozita, por përsëri qëndron nga fundi sa i përket radhitjes së Indeksit të Hendekut Gjinor. Evropa është e para në renditjen rajonale të vitit 2024, duke mbyllur tre të katërtat e hendekut të saj gjinor (75%). Rezultati i përgjithshëm i barazisë së Evropës është përmirësuar me 6.2 pikë përqindje që nga viti 2006.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat