Aksident në rrugën Kumanovë – Likovë, humb jetën një 19-vjeçar

Maqedonia

Aksident në rrugën Kumanovë – Likovë, humb jetën një 19-vjeçar

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

MPB njofton se dje në ora 17:20 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën rajonale Kumanovë – Likovë, në fshatin Orizare, automjeti “Opel Zafira” i drejtuar nga R.A (21) nga fshati Nikushtak, Komuna e Likovës ka dalë nga rruga.

Siç informojnë nga MPB, nga lëndimet e marra në këtë aksident, ka ndërruar jetë bashkudhëtari R.A (19).

Ndërsa shoferi ka marrë lëndime të rënda trupore që janë konstatuar në Spitalin e Kumanovës.

“Inspektim është kryer nga ekipi inspektues nga SPN Kumanovë”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat