Temperaturat e larta, mjekët do të patrullojnë në Shkup për t’u dalë në ndihmë qytetarëve

Maqedonia

Temperaturat e larta, mjekët do të patrullojnë në Shkup për t’u dalë në ndihmë qytetarëve

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Për shkak të vapës së paralajmëruar, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit informon se ka përgatitur plan aksioni që përfshin aktivitete në terren, në drejtim të përballjes me valët e të nxehtit.

Në pajtim me përvojat nga vitet e kaluara, ekipe mobile të përbëra nga mjekë apo paramedikë do të patrullojnë në qytetin e Shkupit, do të distribuohet ujë, fletushka me këshilla, do të matet tensioni i qytetarëve të cilët do të ankohen për vështirësi, ndërsa për rastet më të rënda, do të sigurohet edhe transport deri në entin më të afërt mjekësor apo deri në shtëpinë e personit”, thuhet në kumtesë.

Për aktivitetet në periudhën në vijim, siç është paralajmëruar, do të angazhohen 20 vullnetarë nga Ekipi për përgjigje ndaj katastrofave, ndërsa gjashtë automjete do të patrullojnë nëpër qytet.

Sot, nesër dhe të premten, është planifikuar gjashtë ekipe mobile të dalin në terren dhe në periudhën prej orës 11 deri në orën 16, të patrullojnë nëpër rajonin qendror të qytetit dhe në stacionet më të mëdha të autobusëve. Aktivitetet do të vazhdojnë në pajtim me parashikimet për temperatura të larta.

“Plani e përfshin edhe kudjesin për gjendjen shëndetësore dhe psiko-fizike të të pastrehëve në qytetin e Shkupit. Në pikën për të pastrehët në “Momin Potok” në dispozicion do të jetë telefoni celular 071/223-972 për paraqitje nga ana e qytetarëve për personat e pastrehë të cilët janët ë goditur nga vala e të nxehtit. Këtë vit, aktivitetet janë mbështetur nga Lotaria e shtetit”, shkruan në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat