Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri 20, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 31 deri 38 gradë celsius.

Nga DPHM njoftojnë se nga sot deri të dielën zona jonë do të jetë nën ndikimin e një mase ajrore të qëndrueshme dhe shumë të ngrohtë nga jugu, gjë që do të shkaktojë mot me diell dhe të nxehtë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

Temperaturat ditore do të jenë mbi 30 gradë, e në disa vende do të arrijnë deri në 40 gradë celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat