Rrotullohet një automjet në rrugën Ohër – Oteshevë, humbin jetën dy persona

Maqedonia

Rrotullohet një automjet në rrugën Ohër – Oteshevë, humbin jetën dy persona

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Dje rreth orës 13:00 në një luginë përgjatë rrugës Ohër – Oteshevë, zyrtarë policorë të Stacionit Policor Resnjë me ndihmën e paragliderëve kanë gjetur veturën “Volkswagen Golf” me targa të Resnjës, ndërsa në afërsi të saj janë gjetur dy persona të vdekur.

Mjeku i Urgjencës ka konstatuar se personat janë M.H (59) dhe M.H (56), për të cilët djali i tyre ka raportuar se më datë 16.06.2024 janë larguar nga shtëpia me automjet.

Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll.

Ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupat e të ndjerit janë dorëzuar për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat