Mickoski sot pritet të dorëzojë në Kuvend propozimin për përbërjen e re të qeverisë

Maqedonia

Mickoski sot pritet të dorëzojë në Kuvend propozimin për përbërjen e re të qeverisë

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Mandatari Hristijan Mickoski sot pritet të dorëzojë në Kuvend propozimin për përbërjen e qeverisë dhe programin për punës së saj.

Votimi për qeverinë e re pritet të bëhet këtë fundjavë. Seancën parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së re, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi pritet ta caktojë për të shtunën në ora 11:00 dhe duhet të përfundojë më së voni deri në mesnatën e së dielës.

Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot njoftojnë se do të mbahet seanca e pestë e saj. Siç thuhet në ueb faqen e Kuvendit, në rendin e ditës të kësaj seance janë dy pika – Propozim/vendimi për përcaktimin e përbërjes së Këshillit buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Propozim/vendimi për zgjedhjen e kryetarit, anëtarë dhe zëvendës/anëtarë të Këshillit të Kanalit kuvendor.

Për kryetar të Këshillit Buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut propozohet Antonio Milloshoski, nënkryetar i Kuvendit, ndërsa për nënkryetar Sanja Lukarevska, kryetare e Komisionit për financim dhe buxhet. Deputetët – Bojan Stojanoski, Eli Panova, Igor Zdravkovski, Lidija Petkovska, Halil Snopçe, Fatmir Bytyqi, Elmi Aziri, Ilir Hasani dhe Borislav Krmov janë propozuar për anëtarë të Këshillit buxhetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat