Buçkovski: Me Marrëveshjen e Ohrit u bëmë shembull pozitiv për ndërtimin e një shoqërie multietnike

Maqedonia

Buçkovski: Me Marrëveshjen e Ohrit u bëmë shembull pozitiv për ndërtimin e një shoqërie multietnike

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 08:34
Vllado Buçkovksi

Ish-kryeministri Vllado Buçkovksi thotë se me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit Maqedonia e Veriut u bë shembull pozitiv jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për mbarë Evropën.

“Ne e filluam procesin e anëtarësimit në BE në vitin 2001. Me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit ne ishim shembull pozitiv jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për mbarë Evropën. Katër vjet më vonë ne patëm statusin e kandidatit. Ishte një mrekulli për rajonin”, tha ish-kryeministri Vllado Buçkovksi në Konferencën Ndërkombëtare për Paqen dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm në Athinë.

Ai shtoi se përvoja pozitive e ndërtimit të një shoqërie multietnike është model i vendit tonë se si të ndërtohet një shoqëri funksionale multietnike në rajon.

“Por në vitin 2006, qeveria ndryshoi. Qeveria e re e Gruevskit provokoi Greqinë dhe për 11 vjet Maqedonia e Veriut ishte e izoluar derisa Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras bënë një hap historik përpara”, tha Buçkovski.

Ai shtoi se shembulli i marrëveshjes së Prespës është shembull pozitiv për rajonin dhe Evropën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat