Temperatura deri në 39 gradë gjatë fundjavës së ardhshme në Maqedoni

Maqedonia

Temperatura deri në 39 gradë gjatë fundjavës së ardhshme në Maqedoni

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Moti nesër do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa pasdite kryesisht në zonat malore do të ketë kushte për dukuri të izoluar lokale dhe të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimës.

Temperatura do të arrijë deri në 38 gradë. Pastaj pritet mot i qëndrueshëm dhe shumë i nxehtë

Më nxehtë veçanërisht do të jetë në juglindje të enjten, të premten dhe të shtunën kur temperaturat parashihet të arrijnë deri në 39 gradë.

Të enjten gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga drejtimii verior për një kohë të shkurtër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat