OBRM-PDUKM përcakton vendimet kadrore në qeverinë e re

Maqedonia

OBRM-PDUKM përcakton vendimet kadrore në qeverinë e re

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Komiteti Ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së në seancë i përcakton kandidatët për ministra nga koalicioni “Maqedonia juaj”, pas së cilës do të mbajë mbledhje edhe Komiteti Qendror. Emrat e anëtarëve të ardhshëm të qeverisë dhe formacionet e organeve partiake do t’i bëjë të ditur lideri i partisë dhe mandatari për përbërjen e qeverisë së re, Hristijan Mickoski, në një deklaratë për media të paralajmëruar për ora 20:00.

Qeveria e ardhshme do të përbëhet nga Koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga OBRM-PDUKM, Koalicioni “Vlen” dhe ZNAM për Maqedoninë tonë.

Mickoski paraprakisht kishte paralajmëruar se pasnesër në Kuvend do ta dorëzojë propozimin e përbërjes dhe programit të qeverisë, pas së cilës duhet të caktohet seanca parlamentare për zgjedhjen e kabinetit të ri qeveritar.

Afati 20 ditor për përbërjen e qeverisë shkon nga 6 qershori, kur Mickoski e mori mandatin nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 8 maj, OBRM-PDUKM fitoi 58 deputetë, Vlen 14 dhe ZNAM gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat