Taravari: Vuçiqi e përkrahë Ali Ahmeti, shokuese deklarata e tij për ne që jetojmë në RMV

Maqedonia

Taravari: Vuçiqi e përkrahë Ali Ahmeti, shokuese deklarata e tij për ne që jetojmë në RMV

Më: 24 prill 2024 Në ora: 18:51
Arben Taravari

Kandidati për president në Maqedoni të Veriut, Arben Taravari ka thënë se deklarata e Aleksandar Vuçiqi se “Kurti po përzihet në zgjedhjet në Maqedoni dhe po cënon pushtetin e Ali Ahmetit”, është shokuese.

Taravari u shpreh se kjo ishte hera e dytë që Vuçiqi e ka bërë një gjë të tillë, derisa ka pyetur se pse është kaq i shqetësuar presidenti serb për Ali Ahmetin.

“Para dy javësh Vuçiqi dha një porosi që Kurti përzihet në zgjedhjet në Maqedoni, dhe e cënon pushtetin e z.Ahmeti. Kjo ishte shokuese për ne që jetojmë në Maqedoni. Thonim është montazh. Kur ndodhi dje përsëri, ishte e dyta herë që Vuçiqi thotë se Kurti përzihet dhe Ahmeti mund t’i hup zgjedhjet. Pse kaq i shqetësuar Vuçiqi për z.Ahmeti”.

“Unë nuk e them, këto janë fakte, ai shpreh shqetësime. E thotë Vuçiqi, nuk e them unë, e ka thënë jo një herë, por dy”.

“Çfarë e shqetëson Vuçiqin aq shumë për Ahmetin. Ne i dimë edhe takimet që i ka pasur, kanë qenë dhe publike në procesin e Open Balkan, ku vazhdimisht ne si parti kemi sinjalizuar.”, tha tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat