Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, qytetarët presin të ardhme më të mirë

Maqedonia

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, qytetarët presin të ardhme më të mirë

Më: 24 prill 2024 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut presin një të ardhme më të mirë për të rinjtë pas zgjedhjeve të sotme presidenciale. Ndër qytetarë që kishin dal të votojnë thanë mes tjerash që presin që zgjedhjet të jenë korrekte.

Njëri prej qytetarëve shqiptar që shfrytëzojë të drejtën e votimit në Komunën e Sarajit, tha se primare për politikën në Maqedoni të Veriut duhet të jetë ofrimi i perspektivës për të rinjtë, në mënyrë që të njëjtit mos të ikin nga vendlindja.

Qytetari: Rinia mos të ikë nga vendlindja

“Në këto zgjedhje presim që rinia të shkojë përpara. Rinia të mos na ikin prej vendlindjes. Kjo është me rëndësi për ne”, tha ai.

Një qytetar tjetër kërkoi nga secili qytetarë në Maqedoni të Veriut që të shfrytëzojë të drejtën e votimit për zgjedhjet presidenciale.

Qytetari: Presim që zgjedhjet të jenë të rregullta dhe fer

“Presim që zgjedhjet të jenë të rregullta, të jenë fer ashtu. Të shfrytëzojnë votën e vet, gjithçka ishte e rregullt”, theksoi ai.

Kërkesë të njëjtë adresoi edhe një qytetar tjetër.

Qytetari: Qytetarët të dalin të votojnë

“Presim zgjedhje korrekte dhe të jetë dalje normale e popullatës. Asgjë tjetër”, theksoi ai.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot vendosin për presidentin e tyre të ardhshëm. Këto janë zgjedhjet e shtatë presidenciale, ndërsa raundi i dytë i mundshëm mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.

Në garë janë edhe dy kandidat shqiptarë, Bujar Osmani nga Fronit Evropian, që udhëhiqet nga BDI-ja dhe Arben Traravari nga koalicioni VLEN, i cili përbëhet nga parti opozitare shqiptare në Maqedoni të Veriut.

Sipas Komisionit Shtetërore të Zgjedhjeve (KShZ) në Maqedoninë e Veriut deri në orën 9:00 kanë votuar 3.85 për qind e qytetarëve për zgjedhjet presidenciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat