Ditët e zgjedhjeve në mes të javës shkaktojnë telashe për bizneset në Maqedoni

Maqedonia

Ditët e zgjedhjeve në mes të javës shkaktojnë telashe për bizneset në Maqedoni

Më: 23 prill 2024 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Nga mesnata ka filluar heshtja zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen të mërkurën, më 24 prill, në Maqedoninë e Veriut.

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut mbahen për herë të parë brenda javës dhe jo si zakonisht të dielave kur është ditë pushimi.

Megjithëse në më pak se 24 orë fillon procesi për zgjedhorë për zgjedhjen e presidentit të shtetit, Qeveria nuk e ka definuar me saktësi nëse dita e zgjedhjeve do të jetë ditë e detyrueshme jo pune për sektorin privat dhe si do t’i paguajë punëtorët e angazhuar atë ditë në sektorë të caktuar, ku nuk guxon të ndërpritet procesi i punës.

“E mërkura e 24 prillit dhe ajo e 8 majit të vitit 2024 janë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve për president të Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ato ditë nuk do të zëvendësohen me ditë tjera”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale pa dhënë detaje të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat