Parashikimi i motit sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Parashikimi i motit sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 23 prill 2024 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, të përcjella me bubullima sidomos në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përrthe Vardarit dhe në zonat lindore, erë herë pas here e fortë nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 4 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 11 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu, herë pas here të rrëmbyeshëm dhe në disa pjesë të rajonit të përcjella me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat