Arrestohen dy vjedhës në Prilep, kapen në flagrancë

Maqedonia

Arrestohen dy vjedhës në Prilep, kapen në flagrancë

Më: 5 prill 2024 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

MPB-ja informon se herët në mëngjesin e sotëm në ora 02:30 në Prilep, zyrtarët policorë kanë arrestuar personat E.B (34) dhe O.M (29), të dy nga Prilepi.

Ata janë kapur duke kryer një “vjedhje të rëndë” në një shtëpi në Prilep, gjatë së cilës iu gjetën sendet e vjedhura.

Të njëjtat do t’i kthehen pronarit.

Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat