Maqedoni: Propozimi që e diela të jetë ditë jo pune, javën e ardhshme në seancë të qeverisë

Maqedonia

Maqedoni: Propozimi që e diela të jetë ditë jo pune, javën e ardhshme në seancë të qeverisë

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Propozimi që dita e diel të shpallet ditë jo pune, sipas zëdhënësit të Qeverisë Muhamet Hoxha, javën që vjen pritet të gjendet për shqyrtim në seancë qeveritare.

“Ministria për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS) është e angazhuar që të parashtroj propozim deri tek qeveria, por siç jeni të informuar ky dikaster është në konsultime me sektorin privat, me odat ekonomike dhe me ministritë tjera, presim që këto konsultime të përfundojnë për një kohë të shpejtë dhe propozimi që dita e diel të jetë ditë jo pune të gjendet në seancë të qeverisë dhe presim që kjotë ndodh javën që vjen”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha.

Më herët ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Jagoda Shahpaska, kërkoi nga të gjithë ministrat që ta mbështesin këtë propozim dhe të japin propozimet e tyre.

Ajo tha se është përgatitur draft-versioni, por nuk dha detaje për opinionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat