Zakonet e suksesit kanë një fuqi të jashtëzakonshme. Ato na ndihmojnë të arrijmë qëllimet tona dhe të krijojmë një jetë të shëndetshme. Megjithatë, një teori e mbështetur nga shumë njerëz thotë se është e mjaftueshme të përsërisim një veprim për 21 ditë rresht për të formuar një zakon të ri.
Por sa e vërtetë është kjo? A janë zakonet tona të këqija lehtësisht të zëvendësueshme me zakone të reja? A mjaftojnë 21 ditë që të krijojmë shprehi të reja positive?
P.S.: Ky mit filloi të përhapej duke u mbështetur mbi studimet e Dr. Maxwell Maltz, i cili e ndau formimin e një zakoni të ri dhe ndjekjen e tij në një periudhë 21-ditore, por në fakt, mënyra se si formohen zakonet është shumë më e ndërlikuar.
Sipas studimit të publikuar në "European Journal of Social Psychology", duhen rreth 66 ditë për të përqafuar një zakon të ri, por kjo, e ndikuar edhe nga sjelljet e personit.
Në këtë studim, shkencëtarët u kërkuan pjesëmarrësve që donin të përftonin një zakon të ri që të tregonin se kur ndiheshin se e kishin bërë pjesë të sjelljes zakonin. Një mesatare e përgjithshme ishte ajo e 66 ditëve.
Përqafimi i një zakoni të ri ndahet në 3 faza:
Faza 1: Faza e motivimit
Kjo është faza e magjisë. Pas një ngjarjeje motivuese, si një seminar ndihesh sikur mundesh të arrish gjithçka. Motivimi është i lartë dhe duket sikur çdo gjë është e lehtë. Por fatkeqësisht, ky moment nuk zgjat përgjithmonë.
Faza 2: Përballja me zakonet e vjetra
Këtu fillon sfida. Ndihesh i lodhur dhe ndjekja zakonit të ri duket më e vështirë. Kjo është faza kur zakonet e vjetra tentojnë të rikthehen. Çelësi për të kaluar në fazën tjetër është të fitosh disa "beteja".
Ja disa strategji që mund të ndihmojnë:
Njohja: Pranoje situatën. Kur ndihesh në këtë fazë, thuaj: "Jam në sfidë dhe duhet të fitoj disa beteja."
Pyetjet: "Si do të ndihem nëse e bëj këtë?" ose: "Si do të ndihem nëse nuk e bëj këtë?". Këto pyetje do të të ndihmojnë të lidhesh me ndjenjat e tua.
Projektimi i jetës: Imagjino në mënyrë të detajuar se si do të jetë jeta jote pas pesë vjetësh nëse nuk bën ndryshime. Tregohu i sinqertë dhe projekto skenarët në mendje.
Faza 3: Zakonet e reja bëhen më të natyrshme
Kur arrin në këtë fazë, ndihesh në rrugën e duhur. Tani zakoni është pjesë e jetës tënde. Por kujdes! Ka disa ndërhyrje që mund të të kthejnë prapa në fazën e dytë:
Dekurajimi: Rezultatet jo të dukshme mund të të bëjnë të ndihesh se nuk po funksionon asgjë.
Ndryshimet: Kthesat e papritura të situatave, si pushimet ose sëmundjet, mund të dëmtojnë përparimin tënd.
Joshja nga suksesi: Kur fillon të shohësh rezultate, mund të mendosh se ke gjetur formulën e suksesit dhe të injorosh procesin.