Besim Boçi, kirurg ORL tha se filloi të trajnohej për kirurgjinë plastike të hundës dhe preferon që ndryshimet në hundë të jenë afër natyrales.
Boçi: Nuk më shkonte mendja se fokusi në të ardhmen do të ishte kirurgjia plastike, kryesisht ajo e hundës. Unë doja të bëhesha një mjek ORL dhe të merresha me trajtimin e patologjive të ORL-së.
Për shumë vite ashtu ndodhi, ku pas 15 vite punë pash se kirurgjia estetike u bë tërheqëse edhe në vendin tonë.
Nisur nga kjo fillova që të trajnohesha për kirurgjinë plastike të hundës dhe personalisht preferoj që ndryshimet në hundë të jenë afër natyrales.