Hëna e plotë tregon se është koha që të heqësh dorë nga gjërat e tepërta. Ky është momenti për t’i lënë gjërat e panevojshme në jetën tënde të ikin. Hëna e plotë në Bricjap sjell një rikujtesë se sa shumë ke përparuar. Vendos dhe rishiko qëllimet e tua.
Është koha të reflektosh. Mund të përfitosh më së miri nga kjo Hënë e plotë duke kujtuar se je ti që drejton jetën tënde. Beso në gjykimin tënd dhe menaxho emocionet. Jo, nuk duhet të jesh gjithmonë "personi më i madh" kur dikush përpiqet të nxjerrë më të keqen nga ti. Megjithatë, duhet të jesh personi më i mirë për veten tënde, dhe ndonjëherë kjo do të thotë të largohesh kur zemërimi yt provokohet.
Dashi
Merr parasysh të bësh një hap larg nga qëllimet afatgjata, të paktën për 48 orët para dhe pas Hënës së plotë në Bricjap. Kjo do të thotë t'i mbash ato jashtë mendjes tënde. Shkruaji në një copë letër dhe kthehu tek to më pas. Përpiqu mos të krahasosh veten me të tjerët. Përqëndrohu brenda shtëpisë dhe vetes tënde. Çfarë mund të bësh për ta bërë hapësirën tënde më çlodhëse?
Demi
Bëj një hap prapa dhe vëzhgo përfundimet që po nxjerrin të tjerët përreth teje. Mund të ndihesh i irrituar, dhe aftësia jote për të punuar me njerëz që të irritojnë do të shërbejë për një qëllim më të madh.
Binjakët
Mund të bëhesh një viktimë e vetvetes - dhe kjo është e padrejtë. Ndonjëherë duhet të dish kur ta mbyllësh zemrën për të përmbushur standardet e tua. Sigurisht, pritshmëritë vijnë nga imagjinata jote dhe premtimet kthehen në shpresa të kota. Mos harro që standardet janë kolonat që mbështesin mbretërinë tënde.
Gaforrja
Të dalësh kundër gjykimit tënd më të mirë në mënyrë që të kënaqësh të tjerët do të të sjellë zhgënjim. Në qoftë se e bën këtë nga mungesa e besimit në veten tënde apo nga padurimi, më e mira është të ngadalësosh. Mund të mos jesh i vetëdijshëm për detaje të rëndësishme që mund të ndikojnë në jetën tënde. Nëse nuk ke pyetje për të bërë, ulu dhe mendo me kujdes.
Luani
Mos e vendos veten në dyshim. Ti je i aftë dhe e di që gjithmonë do t'ia dalësh. Të gjithëve na pëlqen një shkarkim emocional i mirë, por kujdes me mënyrën se si e shpreh gjendjen tënde. Mund të krijosh një bindje të pavetëdijshme që nuk je i aftë të përparosh. Besimi në veten tënde do të të çojë larg.
Virgjëresha
Nevoja për t'u tërhequr mund të vijë nga ndjenja e pasigurisë që ke. Sigurisht, pasiguria mund të çojë në mungesë vetëvlerësimi, sepse bota jote e jashtme mund të injorojë vlerën tënde. Si mund të ndihesh i denjë kur bota të heq energjitë, në vend që të të mbushë me to? Lëri lëmshet e jetës të derdhen dhe të largohen prej teje.
Peshorja
Sigurisht, mund të rrish në vend dhe të ankohesh për gënjeshtrat që të janë thënë. Disa prej jush po mendojnë për gënjeshtra që ju janë thënë që nga fëmijëria. Nëse askush nuk ka kërkuar falje, dije që zhgënjimet e tua janë të vlefshme. Nuk je kurrë vetëm. Aftësia jote për të lulëzuar, edhe kur e tashmja duket monotone, është një forcë e madhe. Ky është një moment i mirë për të investuar në karrierën tënde.
Akrepi
Ke ndërmarrë ca vendime që i ke cilësuar si të gabuara, por mos e fajëso veten. Disa frymëmarrje të thella mund të jenë hapi i parë para se të ndryshosh drejtim. Të gjithë po mësojmë dhe kjo moto zgjat për gjithë jetën. Edhe pse dëshiron që gjithçka të jetë perfekte në herën e parë, kjo nuk mund të ndodhë. Të mbetesh në vend për inate momentale, nuk është aspak e këshillueshme. Mëso, riorganizo dhe transformo hapësirën e duhur për ty.
Shigjetari
Ndonjëherë, të lësh egon është pikërisht ajo që nevojitet për t'u bërë personi që pretendon të jesh. Përrallat janë për imagjinatën tënde dhe nëse imagjinon po shkon në drejtimin që të duhet, atëherë merr vendime të mëdha. Duhet të mësosh kur t'i lejosh njerëzit të jenë vetvetja ndërkohë që ti po vepron sipas potencialit tënd.
Bricjapi
Mund të ndihesh sikur je gjithçka në jetën e dikujt, por përpiqu të dalësh jashtë vetes dhe të kuptosh nevojat e personave më të afërt me ty. Përqendrimi i thellë te vetja mund të rëndojë në kurriz të lidhjeve që ke. Mëso kur të ndash pjesë të vetes dhe kur të kujdesesh për të dashurit e tu. Prania jote është shumë e fuqishme gjatë kësaj Hëne të plotë në shenjën tënde. Sigurohu të jesh i pranishëm vetëm aty ku mendimi dhe ndikimi yt është i nevojshëm.
Ujori
Mos vendos veten në dyshim dhe mëso se kur duhet të lësh pas ankthin. Kontrollo veten dhe standardet e dyfishta që po ndjek. Gabimet dhe vështirësitë janë mundësi për të mësuar dhe për t’u përmirësuar. Për sa kohë që vazhdon me detyrat e përditshme, do të zhvillosh mënyrën e duhur të jetesës për veten.
Peshqit
Të shpërqendrohesh herë pas here me problemet, zakonet dhe çështjet familjare të të tjerëve nuk është fiks ajo që duhet të bësh. Mund të jesh i pranishëm për njerëzit dhe gjithashtu të dish se disa çështje nuk janë në dorën tënde për t'u ndaluar. Ndonjëherë, më e mira që mund të ofrosh është të dëgjosh dhe të kesh dëshirën për t'u kujdesur për të tjerët. Duhet të njohësh vlerën e vetes. Në disa raste thjesht mjafton të jesh aty.