Ndiheni vetëm? 5 këshilla për të përballuar këtë situatë

Life style

Ndiheni vetëm? 5 këshilla për të përballuar këtë situatë

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 00:07
Ilustrim

Të qëndrosh paksa vetëm ndonjëherë është gjë e mirë, pasi mund të mendosh më me qetësi në lidhje me jetën tënde. Por nëse kaloni më shumë seç duhet kohë vetëm, atëherë do të filloni që të ndjeni vetmi.

Këtu keni disa këshilla se si ta përballoni faktin se jeni vetëm:

Zgjidhni miqtë e duhur

Një tip që duket i shoqërueshëm shpeshherë, mund të ndjejë vetminë. Nuk ka rëndësi sasia e miqve, por cilësia e tyre. Mund të jesh në mesin e shumë njerëzve dhe në fund të ndihesh vetëm. Sipas intv.al nuk ka gjë më të keqe, sesa ta kesh këtë ndjesi, nëse je në mes të njerëzve.

Mos u bëni emocional

Nga frika e vetmisë, ju filloni të bëni shoqëri edhe të kota. Më mirë prisni, sesa të nxitoni të dilni me njerëz, që në fakt nuk janë të përshtatshëm për ju. Më mirë qëndroni vetëm, pasi nuk ja vlen të lodheni kot, duke e përkeqësuar gjendjen tuaj.

Pakësoni shoqërinë virtuale

Teknologjia  në ditët e sotme, i ka bërë njerëzit të fokusohen në komunikimin virtual. Edhe nëse flisni gjithë ditën me “miq” nga interneti, sërish ju do ndiheni vetëm. Shijojeni realitetin!

Krijoni vetëbesim

Ju nuk keni miq, prandaj në mendjen tuaj është ideja që askush nuk ju fton të dalë. Hiqini këto mendime, sepse do krijoni më shumë komplekse  te vetja juaj. Duke vepruar në këtë mënyrë, ju do pengoni veten tuaj për të pasur shoqëri.

Mos impononi të tjerët

Duke i imponuar të tjerët që t’ju takojnë, ju në fakt do i humbisni  ata. Miqësia fitohet dhe askënd nuk mund ta detyrosh të kalojë kohën më ju. Sipas intv.al, nëse vazhdoni të këmbëngulni të dilni me dikë, do e largoni edhe më shumë. Presioni i mërzit njerëzit dhe si pasojë ju do mbeteni sërish vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat