I ndodhi e papritura gjatë seksit, burri ‘shokohet’ dhe e dashura…!

Life style

I ndodhi e papritura gjatë seksit, burri ‘shokohet’ dhe e dashura…!

Nga: B.S. Më: 27 qershor 2024 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Një burrë u ballafaqua me ankth gjatë seksit, ku për një moment ngriu dhe nuk mund të lëvizte.

Kjo gjë shkaktoi edhe probleme të tjera, pasi e dashura e la atë, sepse mendoi që e kishte personale me të.

Ai u përpoq ta siguronte se nuk kishte të bënte por nuk e dëgjoi dhe ajo e la atë.

Kësisoj, burri kërkoi një këshillë nga psikologia e “The Sun”, përcjell “Bota sot”.

Rrëfimi i plotë

Fryma ime më mu ndal dhe më kapi ankthi, sapo filova seksin.

 Unë jam 36 vjeç, ajo është 30 dhe ne u takuam në një aplikacion takimesh në internet.

Ne ishim takuar për dy javë dhe ishim shumë mirë përpara se të kishim kontaktin seksual. Ishte hera e parë që nga përfundimi i lidhjes sime të fundit, kështu që ndihesha nervoz.

Unë kurrë nuk kisha përjetuar ndonjë telash në të kaluarën, por ankthi im më pushtoi gjatë seksit dhe nuk munda të lëvizja.

Unë u përpoqa ta siguroja atë që nuk kishte të bënte me të, por dëmi ishte bërë. Ajo doli nga dhoma duke qarë dhe iku nga shtëpia ime.

Të nesërmen ajo më dërgoi një mesazh për të thënë se gjërat mes nesh nuk do të funksiononin dhe se ajo e meritonte të ishte me dikë që në të vërtetë e konsideronte atë tërheqëse.

Unë iu luta asaj, por pavarësisht çfarë thashë, ajo nuk më besoi.

Si mund ta kapërcej këtë?

Përgjigja e psikologes: Pas një periudhe të gjatë pa bërë seks, të përjetosh ankthin e performancës është shumë normale.

Të kesh një ‘katastrofë’ gjatë seksit është një gjë që rregullisht luan në mendjen e një burri, duke futur ankthin e performancës, i cili në vetvete mund të çojë në probleme ereksioni.

Fakti që u përpoqët ta qetësoni këtë grua dhe ajo nuk do ta dëgjonte, sugjeron se mund të keni hasur në probleme të tjera komunikimi. Pra, përpiquni të mos e fajësoni veten.

Ju mund t'i përmirësoni gjërat duke u fokusuar më shumë tek partnerja juaj e ardhshme dhe duke e bërë atë të ndihet mirë në dhomën e gjumit. Mundohuni të kryeni marrëdhënie vetëm kur ndiheni plotësisht gati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat