Gjashtë mënyra si të bëni ndryshime në shtëpi pa harxhuar para

Life style

Gjashtë mënyra si të bëni ndryshime në shtëpi pa harxhuar para

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

E keni pyetur ndonjëherë veten se si mund të bëni disa ndryshime në mobilimin e brendshëm dhe stilin e shtëpisë krejtësisht falas?

Jennifer Ebert është një arkitekte dhe dizajnere interiori që tregon se me disa truke të vogla ju mund të përmirësoni ambientin ku jetoni çdo ditë, pa investuar para dhe vetëm me disa lëvizje të vogla.

1. Ndryshoni vendet e qilimave nga njëra dhomë në tjetrën

Një qilim, në varësi të ngjyrave dhe motive, mund të krijojë kontraste dhe të thyejë ngjyrat në tërësinë e ambientit. Thjesht, ndryshojuni vendin e qilimave nga njëra dhomë në tjetrën, mund të vendosni një të tillë në dhomën e gjumit etj.

2. Ndërroni vendin e krevatit në dhomën e gjumit

Të gjithë e dimë se sa jetike është të fjeturit mirë dhe në komoditet, por mënyra si e poziciononi krevatin ka shumë rëndësi. Ekspertët e Feng Shui-t sugjerojnë që krevatin ta vendosni në pozicionin “komandues”, pra në një mënyrë që shihni kush hyn në dhomë, por jo përballë derës apo direkt poshtë dritares, shkruan Homes & Gardens.

3. Përdorni kavanoza që nuk ju duhen

Ky është momenti kur imagjinata dhe idetë artistike vihen në punë! Mund të jetë një kovë boje bosh apo një kavanozi i ndonjë ushqimi ai që ndryshon ambientin. Përpara se t’i hidhni në kosh mendoni që t’i shndërroni pse jo në disa objekte të lezetshme dhe me ngjyra, duke i lyer me bojë dhe duke realizuar diçka krijuese që vlen si suvenir për shtëpinë tuaj.

4. Krijoni një galeri arti me foto në mur

Mënyra si ju e shfaqni artin në kushtet e shtëpisë është një ndjesi gati transformuese. Muret mund të jenë vendi i ndjesive personale dhe ju mund të krijoni një koleksion me foto dhe objekte që lidhen me kujtimet tuaja, të fëmijëve, familjarëve etj.

5. Vendosni lule të freskëta

Nuk ka asgjë më qetësuese se aroma e luleve të freskëta në shtëpi. Ndaj, nëse nuk keni shtëpi private me oborr nga ku mund të merrni shumë prej tyre, mund të mbillni në vazo lulet e preferuara dhe t’i vendosni në cepa të ndryshëm të ambientit, citon Anabel.

6. Krijoni një instalacion me rafte

Mund të jetë objekte, vazo, pjatanca dhe gjithçka tjetër që ju pëlqen dhe që doni ta ekspozoni në një faqe muri në kuzhinë që të jep idenë e rafteve me kate të hapura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat