5 këshilla për një marrëdhënie të lumtur!

Life style

5 këshilla për një marrëdhënie të lumtur!

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 23:06
Ilustrim

Kur planifikoni martesën, mund të mendoni se do të kaloni jetën si në përrallë, gjithnjë të lumtur. Në të vërtetë, ndonjëherë martesa është një luftë e përditshme, njëri prej jush ose të dy mund të jeni të tensionuar, të mërzitur, të palumtur, nuk jeni dhe aq të kënaqur bashkë.

Kujtoni se martesa është një marrëveshje praktike

Nuk është vetëm çështje ndjenjash. Përsëriteni me veten: nuk është vetëm çështje ndjenjash. Ka shumë rëndësi edhe mënyra se si i përkushtoheni partnerit. Qofshi të dashuruar apo jo, mendoni se nevojat tuaja janë të përmbushura apo keni bërë betimin e martesës e nuk ktheheni dot më pas? Martesa, në pjesën më të madhe të saj nuk është romancë, por është një punë në skuadër ku duhet të
përkushtoheni ditë pas dite.

Përgatituni për momentet e vështira 

Do të jeni më pak të stresuar nëse punoni së bashku për të planifikuar financat. Kurseni lekë të paktën deri sa të keni një fond të sigurt dhe të jeni të përgatitur për momentet ku gjërat nuk do të ecin fjollë. Në këtë mënyrë, jeta do të jetë më e lehtë.

Bëni sikur çdo gjë shkon mirë

Nëse jeni duke kaluar një moment të vështirë dhe nuk ju vjen më ndër mend se çfarë ju pëlqente te partneri në fillim, nëse vrisni mendjen se çfarë jua mbushi mendjen që u martuat… buzëqeshni e jini të sjellshëm. Bëni sikur çdo gjë shkon në rrjedhën normale. Pra, vazhdoni të jeni e sjellshme dhe e përkushtuar për partnerin. Mund t’ju duket e çuditshme, por nëse bëni hapat njëri pas tjetrit dhe silleni sikur çdo gjë shkon më së mirë, në fund gjithçka do të përmirësohet, shumë madje.

Pyesni veten se si mund të lumturoni partnerin

Duke gjetur çdo ditë një mënyrë për të përmirësuar jetën e partnerit, nuk do të harroni asnjëherë që ai ju intereson me të vërtetë. Bëni gjëra të këndshme për partnerin. Do t’ju bëjë të mendoni vetëm mirë për të. Ky është një zakon shumë i dobishëm dhe i mirë.

Shëtisni së bashku

Ushtrimet fizike nuk bëjnë mirë vetëm për shëndetin fizik, por edhe për atë të trurit, pasi gjaku shkon deri në tru dhe ju bën të mendoni më me kthjelltësi. Panorama dhe aroma e natyrës do t’ju çlodhin. Me mendjen e boshatisur nga stresi dhe me dashurinë e partnerit do të krijohet atmosfera e duhur për të qenë të hapur e të ndershëm me njëri-tjetrin për të biseduar çfarëdolloj gjëje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat