Gjërat që nuk duhet t’ua thoni kurrë vajzave

Life style

Gjërat që nuk duhet t’ua thoni kurrë vajzave

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Kur bëhet fjalë për rritjen e vajzave është e rëndësishme që të jeni të vetëdijshëm për ndikimin e fjalëve tuaja.

Mos thuaj: “Ju jeni një gjeni!” Nëse e bëni një vajzë të ndihet sikur inteligjenca e saj është e natyrshme po aq dhe e pagabueshme, kur gjërat të vështirësohen me kalimin e viteve e ajo most ë dije t’u japë zgjidhje do të vendosë në dyshim inteligjencën e saj ose më saktë atë që ju e keni bërë të besojë. Jini gjithnjë realist dhe mos pretendoni që fëmija juaj t’i kalojë caqet e veta. 

Lëvdoni këmbënguljen dhe përkushtimin e saj dhe ajo do të dijë si të tejkalojë çdo pengesë.

Mos thoni asgjë fyese rreth trupi të saj që mund t’i ulë vetëbeismin.Edhe nëse ju nuk thoni gjëra negative për trupin e vajzës suaj, vetëurrejtja mund ta prekë atë nga njerëzit përreth! Detyra juaj si prind është ta mësoni të dojë trupin e saj, duke mos u ndikuar nga kopertinat e revistave dhe modeleve në botën e showbizit.

Mos thuaj: “Ju jeni duke fituar peshë. Ju duhet të bëni më shumë stërvitje.” Në vend se të bëni komente në lidhje me zakonet e të ushtruarit të vajzës suaj, jini aktiv si një familje.

Mos thuaj: “Djemtë janë djem”. Duke u rritur me idenë që meshkujt mund të jenë të dhunshëm, ata janë të gjithë njësoj etj etj vajzat do ta marrin të mirëqenë dhe do ta pranojnë në heshtje “dhunën” psikologjike të djemve duke menduar që ajo është normale për natyrën e tyre. 

Mos i bëni komplimenta vajzave vetëm për paraqitjen. Duke u përqëndruar më shumë tek pamja e jashtme, do i japim vajzave të vogla mesazhin e gabuar që vlerat e saj dhe personaliteti nuk vlen më shumë sesa pamja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat