Kombinimet e shenjave të horoskopit që përputhen më mirë seksualisht

Life style

Kombinimet e shenjave të horoskopit që përputhen më mirë seksualisht

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

E dini që përveç fatit, edhe shumë gjëra të tjera në jetë janë të shkruara në yje. Madje, edhe kur vjen puna te seksi dhe përputhshmëria në shtrat mes dy partnerëve. Ju mund të “ngjisni” me një shenjë Toke, Uji apo Zjarri, pasi kimia seksuale ka po aq rëndësi sa edhe gjithë faktorët e tjerë që e ndërtojnë një histori dashurie.

Sipas astrologes  Jaime Wright, ja cilat janë gjashtë shenjat e horoskopit që kanë një super përputhshmëri në shtrat:

-Ujori dhe Dashi

Ujori dhe Dashi është ndoshta duken kombinimi më i pamundshëm i çifteve, por kur ata bëhen bashkë shkëndijat e afrimitetit janë të pashmangshme. Dashi me atë shpirtin e përhershëm rinor dhe të gëzuar dhe Ujori me një energji shpirtërore, e të dy këto kombinime bashkë krijojnë një aleancë dashurie fantastike mes partnerëve.

-Binjakët dhe Luani

Binjakët dhe Luani janë një kombinim super argëtues dhe ka shumë mundësi që ata të “qëllojnë” menjëherë në shenjë pas flirtimit në bar ose në aplikacione. Luani bie pre e sharmit të Binjakëve, ndërsa Binjakët dashurohen pas tipit të Luanit.

-Bricjapi dhe Peshqit

Të lindurit e këtyre dy shenjave janë më pak eksperimentalë dhe më tradicionalë, por kujt i intereson nëse seksi është i çmendur për aq kohë sa funksionon. Përveçse kanë fat si individë më vete, këta persona mund të fitojnë “lotarinë” edhe në shtrat për sa i takon emocioneve dhe fantazive.

-Peshorja dhe Shigjetari

Peshorja dhe Shigjetari janë shumë të qetë së bashku, sidomos për të qenë  një çift romantik afatgjatë. Por në dhomën e gjumit? Peshorja është shumë më eksperimentale në dhomën e gjumit sesa mendon shumica dhe Shigjetari mund të përputhet në mënyrë fantastike me këtë.

-Demi dhe Gaforrja

Kombinimi i Demit dhe Gaforres funksionon mirë së bashku midis shenjave të diellit. Madje, ata kanë mënyra të ndryshme për të marrë drejtimin në dhomën e gjumit, por njëherësh janë të ndjeshëm ndaj anës më të butë të partnerit/es.

-Virgjëresha dhe Akrepi

Akrepi mund të jetë shenja më fanatike poshtë çarçafëve, por ajo që shumica e njerëzve nuk e dinë është se fakti se kjo shenjë përputhet seksualisht me Virgjëreshën. Virgjëresha dhe Akrepi janë një ndeshje dashurie shumë e pajtueshme dhe kimia e tyre seksuale është lozonjare, e qëndrueshme dhe e pakrahasueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat