4 rregulla njohjeje për ju që jeni fëmijë të vetëm

Life style

4 rregulla njohjeje për ju që jeni fëmijë të vetëm

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 06:51
Foto ilustrim

Fëmijët që janë të vetëm në familje e dinë që kanë atë kontrollin e vazhdueshëm të prindërve, por nuk kanë mendimet e motrave apo vëllezërve për të cilat mund të shqetësohen. Kjo formulë vlen edhe kur vjen puna te krijimi i lidhjeve të reja, për të cilat ka disa rregulla që janë të vlefshme sidomos për partnerët që janë fëmijë të vetëm.

Susan Trombetti është një eksperte marrëdhëniesh dhe ajo rendi katër rregullat që partnerët që janë të vetëm duhet t’i kenë parasysh në prag të një romance të re.

#1 Familjet e mëdha nuk janë gjithmonë më të mirat

"Ndonjëherë është thjesht një burim i vazhdueshëm konflikti dhe problemesh," pranon Trombetti. Shpesh herë, fëmijët e vetëm duan një partner me një familje të madhe, sepse nga këndvështrimi i tyre duket bukur të jesh pjesë e kësaj familjeje më të madhe. Por, ndodh që sa më e madhe familja, aq më të mëdha janë konfliktet dhe debatet.

#2 Duhet të punoni për të mësuar ndarjen e gjërave dhe kohës suaj

Për shkak se nuk jeni rritur në një familje ku nuk ju është dashur të ndani lodrat me të tjerët, sepse keni pasur vëmendjen absolute të prindërve kjo e bën të vështirë që mësoheni me idenë për të ndarë kohën apo hapësirën me dikë tjetër. Duhet të punoni për të ndarë shtëpinë, kohën apo hapësirën me një partner/e që do të bëhet pjesë e jetës suaj.

#3 Sigurohuni që të mos i lejoni prindërit të ndikojnë te partnerët

Si një fëmijë i vetëm, ndoshta keni qenë fokusi i vetëm i prindërve tuaj. Kjo mund të ketë shumë përparësi, po, por kur bëhet fjalë për ju që do filloni një marrëdhënie të re, sigurohuni që ata të mos kenë ndikim të njeriu juaj i zemrës. Prindërit mund të përfshihen në jetën tuaj romantike, por jini të vëmendshëm ndaj çdo ndërhyrjeje dhe mos lejoni që ata të kenë ndikim në çështjet e zemrës.

#4 Vendosni kufij

Ju e dini, herët apo vonë do të jeni në një lidhje dashurie, ndaj përgatituni që të punoni me emocionet dhe të mësoheni me vendosjen e kufijve ndaj familjarëve tuaj, të partnerit/es, njerëzve të ndryshëm etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat