Studimi tronditës, gjenet përcaktojnë suksesin e femrave në dashuri?!

Life style

Studimi tronditës, gjenet përcaktojnë suksesin e femrave në dashuri?!

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 23:09
Ilustrim

Arsyen se pse disa femra nuk arrijnë të qëndrojnë gjatë në një lidhje e kanë zbuluar shkencëtarët australianë. Ata pohojnë se aftësia e joshjes është e fshehur në gjenet e sistemit imunitar, i cili trashëgohet nga prindërit dhe gjyshërit.

Në fakt, falë këtyre gjeneve disa femra janë tërheqëse dhe disa të tjera janë më pak .

Duke studiuar gjenet e 150 studenteve, ekspertët kanë zbuluar se femrat të cilat kanë gjene të shumëllojshme kanë edhe më shumë partnerë gjatë jetës së tyre, pra i ndërrojnë ata.

Shkencëtarët nuk e dinë të sigurt, se pse sistemi imunitar i femrave ka aq ndikim në suksesin e tyre me meshkujt, dhe po ashtu nuk e dinë saktë nëse janë pikërisht gjenet ato që e bëjnë femrën të padëshiruar ndaj gjinisë së kundërt apo nëse mashkulli bëhet i padëshiruar nga femra që i kanë këto gjene. Sido që të jetë, ky studim shpjegon pse disa femra në asnjë mënyrë nuk mund të krijojnë lidhje afatgjate me një mashkull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat