Këshilla/ Si të biesh në peshë pa humbur asnjë masë të gjoksit

Life style

Këshilla/ Si të biesh në peshë pa humbur asnjë masë të gjoksit

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 22:52
Ilustrim

Të gjitha femrat e dinë se gjatë dobësimit drastik, bashkë me kilogramët e tepërt, shpesh humbet edhe gjoksi, gjë e cila nuk na pëlqen aspak pasi gjoksi është një ndër asetet më të bukura të çdo femre.

Ja disa këshilla praktike se si mund të dobësohesh duke ruajtur në formë sa më të mirë gjoksin tënd:

-Hiq dorë nga eskpres dietat (dietat e shpejta)

Dietat e shpejta shkaktojnë zvogëlimin e masës trupore dhe kilogramëve të tepërt duke krijuar edhe rënien e gjoksit, por edhe shfaqjen e strijave në lëkurë si pasojë e tkurrjes së lëkurës. Prandaj këto janë dietat të cilat duhet ti harrosh nëse dëshiron të kesh një gjoks të bukur, dhe duhet të zgjedhësh dobësimin gradual e hap pas hapi.

-Merru me aktivitet fizik gjatë dietës

Aktiviteti fizik është tejet i rëndësishëm për të ruajtur një fizik sa më të mirë e për t’u dobësuar në zonat kritike, duke ruajtur sa më mirë gjoksin si dhe duke forcuar muskujt në zonat e tjera, si vithet, kofshët dhe barku. Prandaj sporti duhet të jetë pjesë e rutinës tënde gjatë çdo faze, e aq më tepër kur je në dietë.

-Mos i nda proteinat nga menuja e përditshme

Proteinat janë shumë jetësore për të ruajtur muskujt, elasticitetin e lëkurës dhe për të ndihmuar organizmin në prodhimin e kolagjenit. Prandaj proteinat duhet të jenë pjesë e menusë tënde të përditshme nëse nuk dëshiron të humbasësh gjoksin dhe asetet e tjera që të bëjnë të kesh një fizik sa më të bukur femëror.

-Vish gjithnjë reçipetat e duhura

Reçipetat janë shumë të rëndësishme për të mbajtur një gjoks sa më të bukur e të shëndetshëm. Ato duhet të jenë të materialeve më cilësore dhe të masës së duhur. Bëj kujdes që gjoksi mos të varet si pasojë e reçipatave më të mëdha në numër, por nga ana tjetër ai nuk duhet të jetë as i shtrënguar. Edhe kur je në palestër apo kur merresh me sport, përzgjidh reçipetat e duhura, të cilat nuk e lejojnë gjoksin të “lëshohet” si rrjedhojë e vrapit apo ushtrimeve të tjera fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat