4 sekretet që fshihen pas aromës së keqe të trupit

Life style

4 sekretet që fshihen pas aromës së keqe të trupit

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Ndonjëherë erërat nuk mund të trajtohen vetëm me parfum, sapun dhe dush. Këtu janë disa faktorë që pse ndonjëherë ndieni një aromë jo të mirë në trupin tuaj:

Ushqimet pikante: Disa ushqime që përmbajnë sulfur janë ato që shkaktojnë erë të keqe të trupit. Ushqime të rënda si hudhra, kerri ose erëza të tjera i lëshojnë këto gazra kur trupi juaj i nxjerr me djersën, thotë Marie Jhin, dermatolog.

Stresi: Është e thjeshtë stresi tek shumica e njerëzve shkakton djersitje. Djersitja është një përgjigje e natyrshme ndaj stresit, por është dhe djersa më e pakëndshme.

Kur keni pirë shumë alkool: Ndërsa alkooli kalon përmes qarkullimit të gjakut, një pjesë e tij del nga fryma dhe djersa. "Trupi trajton alkoolin sikur të ishte toksik dhe prandaj përpiqet ta thyejë atë dhe ta nxjerrë atë sa më shpejt që të jetë e mundur", - thotë Buddy T., ekspert i "About.com" për alkoolizmin.

Reçipetat: Pranoje: dhe ti ke veshur një ose dy ditë me radhë të njëjtat reçipeta. Materiali i tyre prek  sqetullat tuaja dhe pjesën midis gjoksit të cilat djersiten më shumë dhe mbajnë më shumë lagështi. Shpesh aroma e keqe vjen pikërisht prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat