Gjuriq e Rakiq në Paris në premierën e filmit për Kosovën

Lajme

Gjuriq e Rakiq në Paris në premierën e filmit për Kosovën

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 13:26
Rakiq, Gjuriq

Në Qendrën Kulturore të Serbisë në Paris sot do të shfaqet premiera e dokumentarit “Kosova – një moment në qytetërim” nga Boris Malagursky.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq dhe kryetari i Listës Serbe, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq do të jenë të pranishëm  në premierën e këtij filmi.

Regjisori Boris Malagursky tha se kjo është një mundësi për t`i  treguar botës trashëgiminë e civilizuar të Kosovës e cila siç tha ai është e rrezikuar.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për media të Listës Serbe, Rakiq do të marrë pjesë në një tribunë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë, raportojnë mediat serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat