Gazetën kombëtare "Bota Sot", nuk e ndalën kërcënimet, shantazhet dhe vrasjet për ta shkruar të vërtetën

Lajme

Gazetën kombëtare "Bota Sot", nuk e ndalën kërcënimet, shantazhet dhe vrasjet për ta shkruar të vërtetën

Më: 26 qershor 2015 Në ora: 16:14

Armend Zemaj, Deputet i Kuvendit të Kosovës

Liria e fjalës është njëra nder parimet me të njohura e së drejtës universale të njeriut. Kjo liri jo rrallë here zbatohet në të gjitha vendet e botës apo edhe në ato vende që proklamojnë demokracinë. Arsyeja pse tentohet të kufizohet kjo e drejte është të përfitojnë ata që shteti i së drejtës, fjala e lire, mendimi i pavarur janë pengesë për arritjen e synimeve të tyre jo të mira , përfituese dhe me logjikë totalitare. Në Kosovën e pasluftës ishte utopi të flasësh lirshëm sepse individ me një mendësi të mykur tentonin të mbizotëronin mbi çdo gjë dhe me gjithçka që kishte të bënte me luftën për liri dhe pavarësi duke u munduar ta tregtojnë vetëm si pronë të tyre. Por ishte pikërisht gazeta kombëtare "Bota Sot" dhe gazetaret e saj si aktiviste dhe veprimtare te fjalës se lirë përdoren me guxim lapsin për te shkruar e te folur të vërtetën edhe pse përballeshin me kërcënime, shantazhe, vrasje vetëm e vetëm pse thoshin dhe shkruanin të vërtetën dhe demaskonin njerëz e struktura të veshur me petkun e patriotizmit të rrejshëm e të cilët në emër të kësaj grabitnin të mirat e vendit e vet në kurriz të interesave të qytetarëve të Kosovës. Gazetës Bota Sot i uroj punë të mbarë dhe suksese duke trasuar punën e mire 20 vjeçare në informimin objektiv, të saktë dhe te pavarur. Respekt nga unë dhe familja ime.. Gëzuar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat