Sot në Zubin Potok mbahet protesta e paralajmëruar nga qytetarët serbë

Lajme

Sot në Zubin Potok mbahet protesta e paralajmëruar nga qytetarët serbë

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 08:14
Zubin Potok

Sot është paralajmëruar protestë në Zubin Potok nga ana e qytetarëve serbë që jetojnë në veri.

Kjo u bë e ditur nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Sipas tij protesta mbahet sot nga ora 11:00.

Nuk u bë e ditur arsyeja dhe nuk u dhanë detaje shtesë rreth kësaj proteste.

Po ashtu nuk dihet nëse do të ketë protestë edhe në komunat tjera në veri të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat