Plas sherri në një familje: 44-vjeçarja e rrah kunatin pasi u kapën për çezmën në oborr

Lajme

Plas sherri në një familje: 44-vjeçarja e rrah kunatin pasi u kapën për çezmën në oborr

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 18:37
Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Së fundi Policia ka intervenuar edhe në një familje në Ranillug, por këtë herë një grua po dyshohet për dhunë ndaj një familjari.

Burimet e Gazetës kanë bërë me dije se një 44-vjeçare po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht kunatin e saj, vëllain e bashkëshortit pas një mosmarrëveshje momentale.

Gjithë rasti dyshohet se ndodhi pasi e dyshuara u kap me viktimën për një çezmë që e përdorin në oborrin e tyre.

Posa rasti është raportuar, e dyshuara është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj saj të iniciohet rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat