Petkoviq përsëri për dinarin: Qëllimi i Kurtit, dëbimi i serbëve

Lajme

Petkoviq përsëri për dinarin: Qëllimi i Kurtit, dëbimi i serbëve

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 15:25
Petar Petkoviq

Në mungesë të temave propaganduese kundër Kosovë, Petar Petkoviq, ka përkujtuar ndalimin e dinarit në Kosovë, e çka, sipas tij, “ka vënë në pikëpyetje mbijetesën e popullit serb”.

Petkoviq në rrjetin social “X” ka pretenduar se Prishtina gjatë shtatë raundeve të negociatave në Bruksel ka refuzuar çdo propozim “konstruktiv” nga Beogradi.

“Qëllimi i vetëm i Kurtit është të dëbojë popullin serb nga Kosova duke shkaktuar një fatkeqësi humanitare. Kurti kërcënoi funksionimin e spitaleve, kopshteve dhe shkollave, sulmoi të rrezikuarit socialë dhe të moshuarit dhe ndaloi pagesat e mjeteve financiare.

Shteti i Serbisë do të vazhdojë të paguajë rregullisht pagat, pensionet dhe të gjitha përfitimet e tjera dhe kështu do të mbetet”, ka shkruar Petkoviq në llogarinë e tij në “X”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat