Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Astrazub të Malishevës, ku një grua pësoi lëndime të rënda dhe për pasojë vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Viktima, e cila ishte infermiere, nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe humbi jetën pas disa orësh në spital.
Infermierja shtatzënë që vdiq tragjikisht është Mergime Hajdari, rreth 31-vjeçar.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe Sheremet Elezaj, zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, i cili tha se në këtë aksident ishin përfshirë dy automjete dhe këmbësorja, tashmë e ndjerë.
I dyshuari që ka shkaktuar aksidentin, një 21-vjeçar është arrestuar dhe i njëjti tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.
Bazuar në informacionet e para, shoferi i dyshuar duke mos respektuar rregullat në trafik, fillimisht është kyçur në rrugë në mënyrë të pasigurt dhe godet një veturë, një shtyllë elektrike dhe në fund viktimën.