Suspendohet zyrtari i ShKK-së që u arrestua për mashtrim me bitcoin

Lajme

Suspendohet zyrtari i ShKK-së që u arrestua për mashtrim me bitcoin

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 17:22
Ilustrim

Prokuroria në koordinim me policinë këtë të mërkurë ka realizuar një aksion në rajonin e Prishtinës, ku janë arrestuar pesë persona, në mesin e tyre edhe një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka marrë vendimin për suspendimin nga puna të zyrtarit korrektues me inicialet L.B, për shkak të dyshimeve se në bashkëkryerje me disa persona tjerë, janë përfshirë në mashtrim me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton publikun dhe mediat se ka marrë vendimi për suspendimin nga puna të zyrtarit korrektues L.B, për shkak të dyshimeve mbi sjellje të papërshtatshme, të cilat bien ndesh me Kodin e Etikës dhe rregullat e brendshme të institucionit tonë. Ky vendim është marrë pasi i njëjti dyshohen se në bashkëkryerje me disa persona tjerë, janë përfshirë në mashtrim me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të prokurorisë, të pandehurit, B.Sh., B.H., V.C., B.B. dhe L.B. dyshohen se nga janari deri në prill të vitit 2024, në bashkëkryerje, kanë vënë në lajthitje palë të dëmtuar, duke i mashtruar se do t’u shesin “bitcoina” dhe kanë fituar shumta të konsiderueshme parash.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se edhe dy persona të tjerë janë të dyshuar, por që nuk janë gjetur në lokacionet e bastisura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat