Eskalojnë akuzat mes Mehmetajt dhe Hoxhës: “Gllabërues i 1.3 milionëve”, “O ti je në siklet”, T’i ish dasht me ec”

Lajme

Eskalojnë akuzat mes Mehmetajt dhe Hoxhës: “Gllabërues i 1.3 milionëve”, “O ti je në siklet”, T’i ish dasht me ec”

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 00:31
Dibran Hoxha dhe Lirim Mehmetaj

“Ti (Dibran Hoxha) financohesh me amin të Arbërie Nagavcit”, “Ti (Lirim Mehmetaj) je në siklet, se unë financohem prej Austrisë, e jo prej Beogradit dhe Rusisë”.

Fërkime e akuza të rënda janë shkëmbyer mes gazetarit Lirim Mehmetaj dhe analistit Dibran Hoxha mbrëmjen e sotme.

“Pa ua dhënë ministra e arsimit këta s’munden me hy në projekt (austriak të financimit të organizatës ORCA). Duhet m’e pas mirë me Arbërie Nagavcin për me t’i lëshu paret. Këta i kanë mirë, e ua lëshojnë paret. Bashkëpunëtor i Kurtit je, me dokument, apo çohesh?”, i tha Mehmetaj, Hoxhës.

“Krejt fondet e organizatës ku punoj janë transparente, secili qytetar mundet me hy me punu. Po ti s’ke përgjegjësi për fjalën që e ki se ish dasht me lëshu studion. Por, këtu s’ka përgjegjësi as kredibilitet”, ia ktheu Hoxha.

Mehmetaj e quajti “gllabërues të 1.3 milionë eurove” organizatën ku punon Hoxha.

“Pse s’po don (i drejtohet moderatorit) me ta diskreditu personazhin në studio? Po ta kursej, për ty e kursej gllabëruesin. E duroj bashkëpunëtorin e qeverisë me na ardh si opinionist i pavarur edhe me na fol. Ska dert”, shtoi Mehmetaj.

Hoxha, në anën tjetër, i përmendi “financime nga Beogradi dhe Rusia”.

“Edhe ju paret, ato akuzat që vijnë si lajme prej Rusisë, hani me të shëndosh. Ermal, përnjëmend, këta janë taksa të taksapaguesve austriakë, jam shumë i gëzuar që punoj brenda këtij projekti. M’e ba m’e pas financim prej Rusisë nuk e di qysh kisha mu ni”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat