A duhet mediat të publikojnë lajmet për vetëvrasjet? – Neuropsikiatri Agani tregon ndikimin te lexuesit

Lajme

A duhet mediat të publikojnë lajmet për vetëvrasjet? – Neuropsikiatri Agani tregon ndikimin te lexuesit

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 07:56
Neuropsikiatri Ferid Agani

Neuropsikiatri Ferid Agani i ftuar në DPTte Fidani ka thënë se mediat duhet të jenë tepër të kujdeshsme, kur transmetojnë lajme lajme për vetëvrasje sepse ka ndikim negative tek njerëzit.

“Opinioni im është se dëmi i botimit të këtyre lajmeve është shumëfish më i madh se dobia. Unë po foli për një arsye praktike. X nr i pacientëve thonë e ndjej veten se po shqetësohem, kam të rrahura të shpejta të zemrës, po më dridhet trupi, fillon kokëdhiumjba kur elexoj një lajm se një person ka bërë vetëvrasje dhe më shkon mendja mos po bëjë edhe unë.”, tha ai.

Agani tha se impakti i një lajmi për vetëvrasjen është shumë i madh te pacientë neurotik.

“Informimi i është shumë i rëndësishëm. Vetëdijësimi është shumë i rëndësishëm, ai duhet të bëhet në mënyrë të kujdesshme.”, u shpreh ai.

Sipas tij duhet të jetë si lajm i izoluar.

“Nuk duhet të fshihet lajmi por të transmetohet me kujdes.”, tha Agani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat