Vdes gruaja e Enver Malokut

Lajme

Vdes gruaja e Enver Malokut

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 21:01
Hava Maloku

Ka vdekur Hava Maloku, gruaja e Enver Malokut, kreut të Qendrës Informative të Kosovës, bashkëpunëtorit të ngushtë të Dr. Ibrahim Rugovës.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur vajza e saj, deputetja e LDK’së, Doruntinë Maloku.

Varrimi i saj do të bëhet nesër, më 22 qershor, e shtunë, ne orën 13:00, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

Njoftimi i plotë

E rrethuar nga më të dashurit e saj, Mami jonë, Hava Maloku, mbylli sytë përgjithmonë, duke na lënë neve dhe familjet tona, me zemër të copëtuar.

Mami do të mbetet përherë në jetët tona si shembull i vetëmohimit, dashunisë së pakusht, zonjës së randë e dinjitoze deri në frymën e fundit, dhe për këtë do të jemi mirënjohës e krenarë sa t'kemi jetë.

Varrimi i Mamit bëhet nesër, më 22 qershor, e shtunë, ne orën 13:00, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

Ndërsa, pritjet për ngushëllime bëhen në Hotel Grand në Prishtinë, ditën e diel, të hënë dhe të martë, nga ora 10:00 deri në orën 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat