Gjenerali amerikan i NATO-s vizitë në Serbi, ja për çka e falënderon Vuçiqi

Lajme

Gjenerali amerikan i NATO-s vizitë në Serbi, ja për çka e falënderon Vuçiqi

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Gjenerali i Komandës Ajrore të NATO-s, James B. Hacker, i cili është edhe komandant i Forcave Ajrore të SHBA-së në Europë dhe Forcave Ajrore në Afrikë, ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç ka njoftuar Vuçiq në një postim në Instagram, temë e bisedës mes tyre ka qenë siguria e rajonit e në veçanti ajo në Kosovë.

“Një bisedë e mirë me gjeneralin Hecker, me të cilin diskutova për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, veçanërisht në Kosovë, si dhe aspektet gjithëpërfshirëse të bashkëpunimit të partneritetit. Përsërita mirënjohjen time për forcat e KFOR-it, të cilat janë garantues i paqes dhe sigurisë së popullit tonë në Kosovë dhe shpreha kënaqësinë time për besimin reciprok dhe bashkëpunimin e mirë që po zhvillohet duke respektuar neutralitetin ushtarak të Serbisë.

Gjithashtu diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes, i cili kontribuon në forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale ndërmjet dy vendeve”, ka shkruar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat