Gjuriqi i ankohet Lajçakut për Kurtin, i thotë se Serbia...

Lajme

Gjuriqi i ankohet Lajçakut për Kurtin, i thotë se Serbia...

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 00:33
Marko Gjuriq

Emisari sllovak, Miroslav Lajçak, pas Prishtinës ka udhëtuar për në Beograd.

Atje të mërkurën është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, me të cilin kanë biseduar për procesin e dialogut ne mes të Kosovës dhe Serbisë.

Gjuriq në këtë takim si zakonisht është ankuar se si e gjithë situata dhe pozita e serbëve lokalë “është përkeqësuar” që nga ardhja e kryeministrit Albin Kurti në pushtet.

Siç njofton ministria e jashtme serbe, Gjuriq i cili ka vazhduar takimet me të sanksionuarin e SHBA-së, Milan Radojicic, edhe pas sulmit terrorist në Banjskë i ka thënë emisarit sllovak se “Kurti po dëshiron të krijoj një Kosovë një-etnike”.

Në fund, shefi i diplomacisë serbe dhe një prej figurave kyçe të propagandës shtetërore serbe ka thënë se Beogradi mbështet Draft-Statutin e BE-së për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat