Trajkoviq për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”: Janë pjesa më tolerante e shoqërisë në Kosovë

Lajme

Trajkoviq për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”: Janë pjesa më tolerante e shoqërisë në Kosovë

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 19:18
Rada Trajkoviq

Politikanja serbe në Kosovës, Rada Trajkoviq, pas thirrjeve nga shteti serb që të ndalohet festivali “Mirëdita, dobar dan” në Beograd, ka reaguar në dënim ndaj këtyre thirrjeve duke thënë se “pjesëmarrësit (shqiptarë) në këtë festival janë pjesa më tolerante e shoqërisë në Kosovë”.

“Serbia nënshkruoi të gjitha marrëveshjet, i mbylli institucionet serbe në Kosovë, e pranuan normalizimin (të paktën në letër), por po i shqetëson ‘mirdita, dobar dan’-9.

Pjesëmarrësit e atij festivali janë pjesa më tolerante e shoqërisë kosovare.

Ata që janë më të domosdoshmit dhe më të çmuarit për ne në këtë kohë tensioni”, ka shkruar Trajkoviq në rrjetin social “X”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat