Kusari: Raporti i OKB-së për Liri të Mendimit e Shprehjes del me gjetje shqetësuese

Lajme

Kusari: Raporti i OKB-së për Liri të Mendimit e Shprehjes del me gjetje shqetësuese

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

Raportuesja Speciale Kombeve të Bashkuara për Liri të Mendimit dhe Shprehjes, Irene Khan, ka qenë në Kosovë për një mision faktmbledhës.

Kështu ka njoftuar juristja e mediave, Flutura Kusari, e cila tha se raporti është publikuar ndërsa theksoi se gjetjet janë shqetësuese.

“Ky është raporti i pestë ndërkombëtar që e kritikon vendin tonë në fushën e lirisë së medias. Raporti do të prezantohet në Këshillin për të Drejta të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në sesionin që nis sot”, shkroi Kusari.

Çfarë përmendet/kritikohet në raport, sipas Flutura Kusarit:

 Sulmi ndaj Valon Sylës

 Sulmet ndaj gazetarëve në veri

 Paditë kundër gazetarëve

 Tentim mbyllja e Klan Kosova

 Emërimi i një anëtari/anëtare në KPM që nuk plotëson kriterin e pavarësisë politike

 Projektligji problematik për KPM

 Emërimi i drejtorit të televizionit në RTK

 Kampanjat denigruese kundër gazetarëve nga profilet publike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat