Vuçeviq për armatosjen e Kosovës: Nuk jemi të befasuar, SHBA-ja është aleat i Kosovës

Lajme

Vuçeviq për armatosjen e Kosovës: Nuk jemi të befasuar, SHBA-ja është aleat i Kosovës

Më: 12 janar 2024 Në ora: 16:06
Millosh Vuçeviq

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, thotë se Serbia nuk është e befasuar me faktin se Kosova po blen raketa amerikane, por se e ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij.

“SHBA është një aleat afatgjatë i Kosovës, kështu që ky veprim nuk na befason, por është logjike që jemi të zhgënjyer dhe të shprehim hapur pakënaqësinë tonë”, tha Vuçeviq.

Megjithatë, siç shton ai, Serbia nuk mund ta ndryshojë politikën amerikane.

Neve na takon t’i forcojmë kapacitetet tona mbrojtëse dhe sigurisht që do ta bëjmë edhe në periudhën e ardhshme, siç kemi bërë me vite. Do të kemi përgjigje adekuate”, tha Vuçeviq.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të 246 raketave Javelin në Kosovë për një vlerë të vlerësuar prej 75 milionë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat